Elita e futbollit kosovar rikthehet, xhiroja e 14-të sjell duele të zjarrta
Pas pauzës për ndeshjet e kombëtareve, Superliga e Kosovës rikthehet këtë fundjavë me xhiron e 14-të, e cila pritet të sjellë shumë emocione dhe duele me peshë. Pesë ndeshje na presin: dy të shtunën dhe tri të dielën.
Të shtunën, gjithçka nis në Lipjan, ku në ndeshjen hapëse të javës Prishtina e Re pret Dritën, me fillim nga ora 13:00 – një sfidë që pritet të jetë mjaft interesante për ambiciet e të dyja skuadrave.
Derbi i mbrëmjes zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Prishtina pret Malishevën në një përballje direkte për objektivat sezonale. Dueli starton në orën 18:00 dhe pritet të tërheqë vëmendjen e madhe të futbollëdashësve.
Të dielën, emocionet vazhdojnë me tri ndeshje të rëndësishme. Në krye të tyre qëndron superdueli Ballkani – Llapi, një sfidë direkte mes pretendenteve për kreun e tabelës.
Në anën tjetër, Gjilani synon fitoren para tifozëve të vet ndaj Ferizajt, ndërsa Dukagjini pret Drenicën në një ndeshje ku të dyja skuadrat kanë urgjencë për pikë.
Superliga – Xhiroja e 14-të
E shtunë:
Prishtina e Re – Drita (13:00)
Prishtina – Malisheva (18:00)
E diel:
Gjilani – Ferizaj (13:00)
Dukagjini – Drenica (13:00)
Ballkani – Llapi (13:00)
