May 2025
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  
May 5, 2025

Elif Elmas shënoi në fitoren e Napolit

Futbollisti shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Elif Elmas, ka qenë protagonist në fitoren që Napoli e realizoi kundër Sampdorias, 2:0. Ai nxorri një penallti, të cilën më pas e konvertoi në gol, tetë minuta para përfundimit të ndeshjes, duke vulosur shifrat përfundimtare të ndeshjes.

Kësisoj, skuadra e Amir Rrahmanit është rikthyer shpejt në pistën e fitoreve pas humbjes në derbin e madh kundër Interit.

Golin e parë për napolitanët e shënoi Victor Osimen në minutën e 19-të të pjesës së parë, teksa puna për skuadrën e Spalletit u lehtësua kur Tomas Rincón mori karton të kuq në minutën e 39-të.

Për Napolin kjo është fitorja e 14-të në 17 ndeshje në Serie A dhe mbetet në krye të renditjes me 44 pikë, shtatë më shumë se Juventusi, para derbit të radhës, por Milani ka shanse t’i afrohet minus pesë nëse fiton derbin e sontëm me Romën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *