Ekskluzive: “Camp Nou” i Barcelonës po ndërtohet nga shqiptarët


Barcelona edhe këtë sezon do të zhvilloj ndeshjet e saj në stadiumin olimpik të qytetit pasi që stadiumi ikonë i tyre, “Camp Nou” është duke u rinovuar.

Stadiumi i ri i cili pritet të ketë një kapacitet prej rreth 104 mijë spektatorëve është paraparë të përfundoj në muajin qershor të vitit 2026.

Kostoja fillimisht ishte paraparë të shkoj 900 milionë euro, por ajo tashmë është rritur dhe deri në përfundim Barcelona do të paguaj rreth 1.6 milionë euro.

Kompania turke “Limak” është kontraktuesi kryesorë për ndërtimin e stadiumit të Barcelonës.

Por për ndërtimin e stadiumit ikonë janë duke u kujdesur edhe punëtorë shqiptar.

Firma nga Shkupi, Almir & Ardian Inginiering është kontraktuar për të kryer një pjesë të punimeve në stadium.

Indeksonline ka kontaktuar me drejtuesit e kompanisë dhe e kanë konfirmuar se në kantierin e ndërtimit janë duke punuar 50 punëtorë shqiptarë dhe grupit pritet t’i shtohen edhe 30 të tjerë.

Sa herë që të shënoj Barcelona, tifozët shqiptar do të ndjejnë edhe dorën e bashkombasve të tyre që kontribuuan që Barcelona të duket edhe më e bukur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *