Edon Zhegrova rikthehet nga lëndimi, kosovari luan sonte ndaj Brest-it në Ligue 1

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, sot pritet të luajë me fanellën e Lillet pas një jave pauzë shkaku i një lëndimi.

Skuadra e Lille luan ndeshjen e javës së 14-të në Ligue 1 ndaj Brestit.

Emri i Edon Zhegrovës është në listën e trajnerit Bruno Genesio.

Nga ora 19:00, Lille e pret në shtëpi Brestin, kurse Edon Zhegrova pritet të jetë startues.

Kujtojmë që 25-vjeçari këtë sezon në Ligue 1 ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *