Edon Zhegrova nuk do të luajë as sonte, mungon në Kupën e Francës

Skuadra e Lille sonte luan ndeshjen e fazës së 1/32 së finales në Kupën e Francës ndaj Rouen.

Në këtë grumbullim nuk është përfshirë fare sulmuesi anësor i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.

Zhegrova mungon shkaku i një lëndimi edhe pse në ndeshjen e fundit luajti vetëm 45 minuta dhe u duk se nuk ishte i gatshëm 100 për qind.

25-vjeçari gjatë këtij sezoni në Ligue 1 ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *