Edon Zhegrova në aksion, sonte luan ndaj Monaco-s

Skuadra e Lille-t sonte luan ndeshjen e raundit të tetë në Ligue-n 1 të Francës dhe si kundërshtar ka Monaco-n.

Edon Zhegrova ka udhëtuar me pjesën tjetër të ekipit dhe është i gatshëm 100 për qind për këtë ndeshje.

Monaco është në pozitën e parë në Ligue-n 1 me asnjë humbje, duke grumbulluar 19 pikë në shtatë ndeshje.

Kurse, Lille në pozitën e 5-të me 13 pikë të grumbulluara.

Lojtari i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova momentalisht është një prej lojtarëve më të mirë në Ligue-n 1. 25-vjeçari në pesë ndeshje, ka shënuar tri gola dhe ka bërë një asist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *