Edhe Celina qenka në formë, shënon gol të bukur

Bersant Celina ka nisur mbarë sezonin e ri në ligën suedeze.

Mesfushori kosovar ka shënuar gol të bukur për ekipin e tij AIK, në ndeshjen kundër Djurgarden.

Celina zhbllokoi sfidën në minutën e 39-të, duke tundur rrjetën e kundërshtarëve.

Aktualisht ka përfunduar pjesa e parë e takimit, teksa AIK po udhëheq me epërsi minimale, pikërisht me golin e Celinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *