E konfirmon trajneri i Lille, Zhegrova mungon në ndeshjen ndaj Nantesit

Edon Zhegrova nuk do të luaj në ndeshjen e parë të Lille për vitin 2025.
Zhegrova ende po vuan nga lëndimi nw muskuj dhe nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë skuadrën e tij në duelin ndaj Nantesit.
Lajmin për mungesën e tij të shtunën, e ka konfirmuar në konferencën për shtyp trajneri Bruno Genesio.
“Edon Zhegrova do të mungojë sepse ende po e mundon lëndimi i muskulit aduktor. Kemi vendosur qe t’i japim kohë të shërohet plotësisht dhe të jetë i gatshëm për lojë 100 për qind. Nuk kam informatë të saktë se për sa kohë do të mungojë”, ka deklaruar Genesio.
Zhegrova është një prej lojtarëve më të mirë të Lille deri tani në këtë edicion.
Në 21 paraqitjet e tij, ka shënuar tetë gola e ka kontribuar me dy asistime në të gjitha garat.