E kërkojnë Real dhe Bayern, Xabi Alonso rikonfirmon besimin ndaj klubit të tij
Në një intervistë ekskluzive për “Movistar+”, trajneri spanjoll Xabi Alonso ka pohuar bindjen e tij ndaj Bayer Leverkusen dhe ka shfaqur besimin e tij te klubit aktual, duke theksuar se ndjehet shumë komod në detyrën e tij të tanishme.
Spanjolli, i njohur për karrierën e tij të suksesshme si futbollist dhe tani si trajner i njërës prej skuadrave të rëndësishme të Bundesliga-s, ka bërë të qartë se përkundër spekulimeve të vazhdueshme në media lidhur me interesimin e Real Madrid dhe Bayern Mynih për shërbimet e tij, ai është i përqendruar te e tashmja.
Përflitet për një klauzolë në kontratën e tij që lejon largimin për të drejtuar skuadrat për të cilat ka luajtur në të kaluarën. Megjithatë, Alonso ka theksuar se ndjehet i lidhur ngushtë me Bayer Leverkusen dhe është i kënaqur me ambientin aktual.
“Klauzola? Këto janë cështje të kontratës time. Unë ndihem shumë komod këtu ku jam dhe jam mjaft i lidhur me këtë klub. Kjo është ajo që mendoj për momentin”, ka thënë Alonso.
Kjo deklaratë e qartë dhe e bindshme vë në pah ndërkuptimin e trajnerit spanjoll, duke shfaqur se ai është i përqendruar te e tashmja dhe te angazhimi i tij me Bayer Leverkusen. Ndërkohë, pretendentët potencialë, si Real Madrid dhe Bayern Mynih, do të duhet të presin për të parë se si zhvillohen ngjarjet në të ardhmen.
