“E ardhmja të takon ty” – Ozil me mesazh për Sakan pas eliminimit të Anglisë

Ish ylli i Arsenalit, Mesut Ozill ka lavdëruar Bukayo Saka pas paraqitjeve të tij të mira për Anglinë, derisa ata u eliminuan nga Botërori
Ndërsa pjesa më e madhe e fokusit ishte para çerekfinales në sulmuesin e Francës, Kylian Mbappe, margaritari i Anglisë, 21 vjeçari, ishte padyshim sulmuesi më i mirë i mbrëmjes ku fitoi një penallti që u shënua nga Harry Kane.
Pavarësisht paraqitjes së mirë të Sakas, Tre luanët humbën 201, por pas ndeshjes Ozil ka pasur shumë lëvdata për ish shokun e tij të skuadrës të Arsenali.
“Ju nuk duhet të ndiheni të turpëruar, Kombëtare e Anglisë”, shkroi Ozil në Twitter.
“Një paraqitje e fortë kundër kampionit aktual botëror, mbrojtje e mirë kundër Mbappes me shok, por Franca ishte shumë efektive si gjithmonë”, shkroi ai.
“Ndeshje e mirë për vëllain tim r @BukayoSaka87 – e ardhmja të takon ty”, përfundoi ai mesazhin në rrjetin social.
Përtej përpjekjeve të tij kundër Francës, Saka vazhdimisht ka qenë i mirë gjatë garës ku shënoi dy gola të mirë kundër Iranit derisa në 1/8-ën e finales bëri një përfundim brilian të një aksioni kundër Senegalit.
Saka bëri debutimin e tij të parë në Premier Ligë në moshën 17 vjeçare – në fitoren e Arsenalit 4-1 kundër Fulhamit – duke u bërë futbollisti i parë që kishte lindur më 2011 që luan në këtë garë.
Ylli i Arsenalit tani do të largohet nga Katari për t’ju bashkuar klubit të tij me Topçinjtë që kthehen në Premier Ligë kundër West Hamit në Emirates më 26 dhjetor. /