E ardhmja e Ilir Dajës në pikëpyetje, orët në vijim vendimtare

Klubi Futbollistik “Ballkani” nuk ka marrë rezultatet e kërkuara në javët e fundit.
Gazeta Enigma mëson se drejtuesit e klubit janë në takim me kryetrajnerin, Ilir Daja.
Gjatë orëve në vazhdim pritet të mësohet epilogu përfundimtar i këtij takimi.
Në ndeshjen e fundit skuadra e Ballkanit nuk arriti më shumë se një barazim me Gjilanin në Suharekë.
Tashmë është ngushtuar edhe gara për titullin kampion, ku dy skuadra Llapi dhe Drita i janë afruar skuadrës suharekase në klasifikim.
Kujtojmë që nën drejtimin e Ilir Dajës klubi i Ballkanit doli dy herë kampion i Kosovës dhe një Superkupë të fituar.
Gjithashtu nën drejtimin e Dajës Ballkani u inkuadrua dy herë në grupet e Conference League, duke u bërë skuadra e parë kosovare.