E ardhme surprizë për Ramos, kontaktohet nga gjigantët kuqezinj

Çfarë e ardhme për Sergio Ramos? Mbrojtësi spanjoll, pasi i tha lamtumirë PSG-së, aktualisht është i lirë dhe po vlerëson se cila mund të jetë skuadra e tij e ardhshme.

Ka pasur zëra të ndryshëm në lidhje me të ardhmen e tij, nga rikthimi i mundshëm në Sevilla – hipotezë që nuk ka qenë kurrë konkrete – në MLS, me Inter Miami në kryes të listës, dhe Arabinë. Tani, megjithatë, mund të ketë një tjetër drejtim.

Siç raporton Marca, në fakt, shëbimet e qendërmbrojtësit spanjoll mund të jenë të dobishme për një ekip shumë të rëndësishëm në Brazil. Për kë bëhet fjalë? Për Flamengo-n.

Duket se kuqezinjtë kanë kontaktuar me të për të zbuluar nëse Ramos është i gatshëm të transferohet. Në rast të një përgjigje pozitive, Ramos do të bashkohej me David Luiz, një tjetër njohës i futbollit europian.

Do të shohim se çfarë e ardhme do të ketë për Sergio Ramos, i cili po tregon stërvitjet e tij shumë shpesh në rrjetet sociale edhe ne pushime për të konfirmuar, edhe një herë, profesionalizmin e tij të madh dhe përkushtimin në punë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *