February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

Dy lajme të këqija dhe një i mirë për Carlo Ancelottin

Real Madridi, në një ripërsëritje të finaleve të Ligës së Kampionëve 2018 dhe 2022, do të presë nesër Liverpoolin. Shorti bëri bashkë gjigantët e futbollit botëror në raundin e 1/8 e finales.

Carlo Ancelotti do të formojë skuadrën që do të performojë në “Anfield” pa Toni Kroos dhe Aurelien Tchouameni. Të dy mesfushorët janë të lënduar.

Megjithatë, lajmi i mirë për Ancelottin është se ai do të mund të llogarisë te Karim Benzema, i cili nuk luajti të shtunën kundër Osasunas.

19-vjeçari Alvaro Rodriguez u përfshi po ashtu në listën e ndeshjes me Liverpool-in. Uruguaiani regjistroi një asist kundër Osasunës në debutimin e tij për Realin në Primera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *