Dy gola nga veterani Stuani për një tjetër fitore spektakulare për Girona-n

Lojtarët e Girona-s arritën fitoren e 12-të në La Liga, pasi ishin më të mirë se Valencia me rezultat 2:1. Girona përballë Valencias ishte në vështirësi, por pikët i siguroi anësori Cristian Stuani.

Ugo Duro ndëshkoi gabimet e Gironës në minutën e 56-të dhe i dha avantazh Valencias. Megjithatlë, veterani Stuani shkëlqeu në fund. Uruguaiani bëri një kthesë të plotë me golat e shënuar në minutat e 83 dhe 85.

Me këtë triumf, Girona u rikthye në pozitën e parë. Reali do ta nisë ndeshjen e kësah xhiroje në orën 18:30.

Girona në xhiron tjetër do të takohet me Barcelonën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *