Dukagjini rikthehet te fitorja dhe atë si mysafir ndaj Gjilanit
Pas dy humbjeve radhazi, Dukagjini është rikthyer te fitorja me një paraqitje solide, duke triumfuar me rezultat 2:0 ndaj Gjilanit në ndeshjen e javës së 11-të të Albi Mall Superligës, e zhvilluar të martën në stadiumin me bari artificial në Gjilan.
Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi vetëm pas pesë minutash loje kaloi në epërsi me një supergol nga gjuajtja e lirë të Altin Mërlakut.
Në pjesën e dytë, Dukagjini menaxhoi mirë lojën dhe e mbylli ndeshjen në minutën e 84-t, kur sulmuesi Basit Khalid shënoi për 2:0, duke vulosur fitoren e merituar të klinasve.
Pas kësaj fitoreje, Dukagjini ngjitet në kuotën e 17 pikëve dhe ruan pozitën e katërt në tabelë, ndërsa Gjilani i Debatik Currit mbetet në vendin e tetë me 11 pikë.
