February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 14, 2026

Dukagjini lëshon nga duart fitoren në derbi ndaj Dritës

Dukagjini dhe Drita kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen derbi të javës së 16-të të Albi Mall Superligën e Kosovës.

Klinasit ishin afër një fitore të madhe ndaj kampionëve gjilanas, por në minutën e fundit shtesë lëshuan nga duart fitoren, e cila do të ishte e katërta radhazi.

Pjesa e parë u karakterizua me lojë thuajse të barabartë, por asnjëra skuadër nuk arriti ta tund rrjetën përkundër disa rasteve.

Në pjesën e dytë, vendasit filluan më mirë duke shënuar shpejt golin e epërsisë me anë të Dienit Isufit (51’), i cili shënoi me kokë për 1-0.

Megjithatë, kur ndeshja pritej të mbyllej, në skenë doli Besnik Krasniqi (90+4), i cili shënoi golin e barazimit 1-1 dhe me këtë rezultat u mbyll ndeshja derbi. 

Pas këtij barazimi, Dukagjini mbetet në pozitën e dytë me 27 pikë, teksa Drita renditet e pesta me 24 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, klinasit udhëtojnë te Prishtina e Re, teksa gjilanasit luajnë si vendas ndaj rivalëve të Gjilanit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *