Dukagjini e Suhareka ndahen në ‘paqe’

Nuk ka dhënë fitues ndeshja mes Dukagjinit dhe Suharekës, e zhvilluar të mërkurën në Klinë.

Ndeshja e xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në futboll përfundoi 2:2.

Mevlan Zeka shënoi golin e parë për suharekasit në minutën e 24-t. Menjëherë në minutën e 28-të rezultatin në 1:1 e barazoi Hekuran Berisha.

Mysafirët kaluan në epërsi 2:1 në minutën e 55-të kur shënoi Liridon Fetahaj. Një pikë Dukagjinit ia siguroi Berisha me golin e dytë të shënuar në minutën e 71-të.

Në xhiron e kaluar Dukagjini barazoi pa gola me Ballkanin, ndërsa Suhareka fitoi 2:1 ndaj Prishtinës.

Dukagjini i Klinës është i parafundit me 11 pikë. Suhareka del në vendin e tretë me 17 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *