Duka takon Infantinon, ky i fundit e uron për pozitën në UEFA
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili tashmë është edhe në pozitën e zëvendësPresidentit të UEFA-s, ka takuar sot në Kaunas të Lituanisë presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino. Me këtë rast i pari i futbollit botëror e ka përgëzuar Dukën për pozitën e zv/Presidentit të UEFA-s, duke i uruar punë të mbarë e shumë suksese. Ai po ashtu të parin e futbollit shqiptar e ka përgëzuar edhe për ecurinë pozitive të Kombëtares së Shqipërisë, e cila është në rrugë të mirë për t’u kualifikuar për herë të dytë në histori në Kampionatin Evropian. Duka po qëndron në Kaunas në kuadër të manifestimeve për 100-vjetorin e anëtarësimit të Lituanisë në FIFA. Atje po qëndron edhe kreu i FFK-së, Agim Ademi, i cili po ashtu ka takuar Infantinon.
