Dueli mes Napolit e Salernitanas shtyhet për të dielën

Ndeshja që Napoli e luan në shtëpi kundër Salernitanas, e cila mund t’ia sigurojë napolitanëve titullin e kampionit të Italisë është shtyrë për të dielën, ka njoftuar të premten Serie A.
Kjo përballje ishte paraparë të luhet të shtunën, por është shtyrë për një ditë më vonë për arsye sigurie. Napoli do të përballet me Salernitanan në stadiumin “Diego Armando Madarona” me të përfunduar dueli mes Interit dhe Lazios që nis në orën 12:30 të dielën.
Në rast se Lazio nuk fiton ndaj Interit, atëherë Napoli do të konfirmohet kampion i Italisë për këtë sezon me triumf ndaj Salernitanas. Për Napolin, ky do të jetë titulli i parë pas një pritjeje prej 33 vjetësh.