February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

Drita triumfon në derbi, fitore të thella për Llapin e Ballkanin, Malisheva përmbys Drenicën

Kanë përfunduar katër nga pesë ndeshjet e sotme të xhiros së shtatë në AlbiMall Superligë, ku nuk kanë munguar golat e shumtë.

Drita e fiton derbin ndaj Dukagjinit

Kampionia në fuqi, Drita, ka arritur një fitore të rëndësishme në Gjilan, duke mposhtur Dukagjinin me rezultat 3:1.

Klinasit kaluan të parët në epërsi në minutën e 20-të me golin e Dienit Isufit, por vetëm tre minuta më vonë reagoi Liridon Balaj për 1:1.

Në pjesën e dytë, Arb Manaj shënoi me kokë për 2:1 në minutën e 54-t, ndërsa rezultatin përfundimtar e vulosi Salifu Ibrahim në minutën e 86-të.

Pas kësaj fitoreje, Drita renditet e gjashta me 8 pikë, ndërsa Dukagjini zbret në pozitën e tretë me 13 pikë.

Ballkani i pamëshirshëm ndaj Prishtinës së Re

Ballkani ka shënuar fitore bindëse 3:0 ndaj Prishtinës së Re në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Arbër Potoku e hapi serinë e golave në minutën e 34-t, ndërsa Almir Kryeziu realizoi dy herë në pjesën e dytë (54’ dhe 65’).

Skuadra nga Suhareka numëron tashmë 15 pikë dhe ngjitet në vendin e dytë, ndërsa Prishtina e Re vazhdon krizën duke qëndruar në vendin e nëntë me vetëm 6 pikë.

Llapi shënon fitoren e parë, turpëron Gjilanin

Në Podujevë, Llapi ka arritur fitoren e parë sezonale, duke triumfuar bindshëm 4:1 ndaj Gjilanit.

Axel Gnapi shkëlqeu me dy gola (3’ dhe 49’), ndërsa Lulzim Peci (20’) dhe Arbnor Ramadani (45+1’) shënuan golat e tjerë për llapjanët.

Për Gjilanin realizoi vetëm Almir Aganspahiq në minutën e 58-të.

Llapi ngjitet në kuotën e 6 pikëve, në vendin e tetë, ndërsa Gjilani mbetet me 7 pikë në vendin e shtatë.

Malisheva përmbys Drenicën në një ndeshje dramatike

Spektakël i vërtetë u pa në Skenderaj, ku Malisheva përmbysi Drenicën dhe fitoi 4:3.

Drenica udhëhoqi 2:0 falë golave të Chacon (4’) dhe Ukës (13’), por Malisheva reagoi me Altin Aliun (45’).

Në pjesën e dytë, Uka shënoi sërish për 3:1 (58’), por më pas Malisheva barazoi me golat e Etnik Brrutit (72’) dhe Besnik Feratit (75’).

Kur gjithçka po shkonte drejt barazimit, në minutën e 92-të Da Silva shënoi autogol që i dha fitoren dramatike mysafirëve.

Pas kësaj ndeshjeje, Drenica mbetet me 11 pikë në vendin e katërt, ndërsa Malisheva ngjitet menjëherë pas saj në vendin e pestë me 10 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *