Drita nuk gabon, fiton dhe fundos Suharekën 

Drita ka marr një fitore të madhe ndaj Suharekës si mysafir me rezultat 2-1, në kuadër të javës së 30-të të Superligës së Kosovës.  

Gjilanasit e nisi më mirë takim, duke marr e para epërsinë, me golin e shënuar nga kapiteni Rron Broja në minutën e 21-të për 1-0. 

Por vendasit të cilët janë duke kërkuar mbijetesën, nuk u dorëzuan lehtë dhe barazuan shifrat në minutën e 42-të me golin e shënuar nga Eneid Kodra. 

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën, të dy ekipet kërkonin fitoren. 

Ishte Drita që fitoi penallti në minutën e 81-të, por Besnik Krasniqi nuk arriti që ta kthejë në gol, nga topi i kthyer përfiton ukrainasi Denys Kostyshyn që shënon për 2-1. 

Drita përforcon pozitën e parë dhe tani ka 13 pikë më shumë se Ballkani që ka një ndeshje më pak, por minimalisht do të futet në gjashtë xhirot e fundit me 10 pikë epërsi. 

Në anën tjetër, Suhareka, ka arritur të marr deri tani 33 pikë dhe rrezikon shumë mbijetesën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *