Drita mposhtet, por mbetet në garë për kalim tutje

Drita e ka humbur ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, por mbetet ende në garë për kalim tutje. 

Skuadra gjilanase të enjten u mposht në udhëtim tek Auda e Letonisë me rezultatin 1:0, në “Skonto stadions” të Rigas. 

Sfidën e ka vendosur goli i hershëm i shënuar nga vendësit. 

Në minutën e tetë, mbrojtësi portugez, Bruno Tavares, shënoi nga gjuajtja e lirë në portën e portierit Faton Maloku. 

Humbja 1:0 e lë Dritën me gjasa për ta kaluar edhe këtë kundërshtar. 

Në plejofin e Ligës së Konferencës, nëse avancon tutje, Drita do të ballafaqohej me fituesin e ndeshjes Brondby – Legia Varshava. 

Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *