February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

Drilon Islami shkëput kontratën me Clujin, i bashkohet Ballkanit

Mesfushori Drilon Islami mund të cilësohet tashmë si lojtari më i ri i klubit nga Theranda, Ballkanit, pasi ka shkëputur kontratën me rumunët e CFR Cluj.

Islami ishte njëri nga mesfushorër më të mirë në Superligën e Kosovës në vitet e fundit, ku shkëlqeu me Ferizajn fillimisht e pastaj me Prishtinën.


Ndeshjet e mira në Superligën e Kosovës i siguruan atij gjatë verës një transferim në Rumani te Cluji. 

Megjithatë, Islami nuk ka arritur ta gjej plotësisht veten te rumunët duke mos arritur ta zhvillojë asnjë ndeshje zyrtare. 

Mungesa e minutave dhe raportet jo të mira me drejtuesit e kanë detyruar 25-vjeçarin të ndërmarr tashmë një vendim mbi të ardhmen.

Telegrafi mëson se Islami e ka shkëputur tashmë kontratën me Clujin dhe do të kthehet në Superligën e Kosovës.

Mesfushori energjik kësaj radhe do t’i bashkohet therandasve të Ballkanit pasi tashmë ka arritur marrëveshje për nënshkrimin e një kontrate. 

Sipas burimeve të Telegrafit, Islami do të kryej sot (e shtunë) stërvitjen e parë me tri herë kampionët e Kosovës dhe do të jetë një aset i çmuar për ekipin i trajnerit Orges Shehi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *