Drenica ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Bekim Shotani

Drenica që po kalon një krizë të thellë të rezultateve ka shkarkuar trajnerin Bekim Shotani.
Humbja e sotme në shtëpi ndaj Gjilanit (2-1) nuk është kapërdirë mirë nga kryesia e Drenicës që morën këtë vendim.
“Klubi ndanë rrugët me trajnerin Bekim Shotani! Pas disfatës së sotme, ndaj SC Gjilanit në kuadër të xhiros 21-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, klubi dhe trajneri kanë vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit”.