Drejtuesit e Milanit marrin vendim për trajnerin Pioli

Sipas Sky Italia, AC Milan nuk pritet të ndryshojë trajnerin e saj në fund të edicionit.

Skuadra italiane është gati të ruajë shërbimet e menaxherit Stefano Pioli përtej sezonit aktual 2023/24.

Pasi Milani u eliminua nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve, dolën raportime se italiani mund të largohej nga kuqezinjtë pas përfundimit të sezonit aktual.

Megjithatë, tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe Pioli pritet të jetë trajner i Milanit edhe në edicionin tjetër, një trajner që e riktheu titullin tek ‘Rossonerët’ pas një kohe të gjatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *