Drejtuesit e Manchester Unitedit në Lisbonë, për të mbyllur marrëveshjen me Amorim

Trajneri aktual i Sporting Lisbonës, Ruben Amorim është gjithnjë e më afër Manchester Unitedit.
Siç transmeton mediumi portugez “A Bola”, drejtuesit e skuadrës angleze do të udhëtojnë në Lizbonë për të mbyllur marrëveshjen me Amorim menjeherë pas ndeshjes së Sporting me Nacional.
“Djajtë e Kuq”, thuhet se do t’i paguajë një shumë kompenzimi Sportingut për Amorim dhe Sporting tashmë ka filluar të kërkojë zëvëndësuesin e tij.
Nuk është hera e parë që emri i tij lidhet me stolin e ndonjë skuadre të Premier League, pasi që ka pasur interesim për të edhe nga West Hami dhe Liverpooli.