Dr. Bastri Lenjani vlerëson Agim Ademin për blerjen e defibrilatorëve, por thotë se Ministria e Shëndetësisë duhet ta bëjë këtë

Specialisti i mjekësisë emergjente sportive, Dr. Bastri Lenjani, ka lavdëruar Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, për iniciativën e tij për blerjen e defibrilatoreve, një hap i rëndësishëm për sigurimin e shëndetit të lojtarëve dhe stafit sportiv.
I ftuar në emisionin ‘A PLAY’ në ATv me Ylber Kelmendin, Dr. Lenjani vlerësoi këtë iniciativë si një veprim të rëndësishëm për të parandaluar rreziqet e mundshme gjatë aktiviteteve fizike dhe për t’u ofruar ndihmë të shpejtë në raste emergjente.
Dr. Lenjani kërkoi që autoritetet përkatëse të marrin më shumë iniciativë për të siguruar që të gjitha institucionet sportive, si dhe hapësirat publike, të jenë të pajisura me aparatura të nevojshme për mbrojtjen e shëndetit të individëve.