May 2025
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  
May 3, 2025

Douglas Luiz s’e mendon largimin nga Juventusi

Mesfushori i Juventusit, Douglas Luiz nuk po kalon një kohë të mirë te Juventusi.

Braziliani, i cili erdhi këtë verë nga Aston Villa, flitej se do të largohej në afatin kalimtar të janarit pasi që nuk po gjen vend në formacionin startues.

Mirëpo Douglas Luiz, nuk po mendon të largohet nga “bianconerët” dhe fokusi i tij është rikthimi nga lëndimi që pësoi në tetor dhe synon të bëjë ndonjë ndikim në lojën e Juves.

Mesfushori brazilian, këtë sezon për Juventusin ka bërë vetëm 9 paraqitje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *