Dortmundi nuk ishte në dijeni se Adeyemi do të shfaqej në klipin e ri të Loredanës – futbollisti nën kritikat e klubit
Karim Adeyemi ka shkaktuar përsëri polemika jashtë fushës së blertë, kësaj radhe jo për performancat e tij për Borussia Dortmund, por për paraqitjen në një videoklip muzikor të bashkëshortes së tij, reperes Loredana.
Sulmuesi 24-vjeçar, i cili tashmë është kritikuar për skandalin e njohur si “mystery box” dhe refuzimin për t’i dhënë dorën trajnerit Niko Kovac, ka irrituar sërish klubin dhe tifozët me këtë shfaqje në klip.
Adeyemi publikoi në Instagram një fragment nga kënga e re e Loredanës, ku ai shfaqet gjatë disa sekuencave, përfshirë një ku citohet teksti: “Pumpgun, situata po bëhet e rëndë. Haaland ka të njëjtën vlerë tregu si Adeyemi”.
Sipas Bild, zyrtarët e Borussia Dortmund nuk kanë qenë të informuar paraprakisht për këtë pjesëmarrje në videoklip.
Ndërsa mënyra se si futbollistët kalojnë kohën e lirë është zakonisht vendim i tyre personal, në rastin e Adeyemit, koha dhe përmbajtja e postimit nuk pritet të pritet mirë nga drejtuesit e klubit dhe tifozët.
Incidenti vjen në një moment ku lojtari tashmë ndodhet nën vëmendje të madhe mediatike, dhe kjo pjesëmarrje e tij në projektin muzikor duket se ka tensionuar situatën më tej, duke i shtuar diskutimeve për sjelljen e futbollistit jashtë fushës.
