Donis Avdijaj spektakolar, shënoi dy gola në fitoren e Hartberg-ut

Skuadra e Hartberg-ut është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Austrisë, pasi mposhti 3:0 Lustenau-n.
Dy gola në këtë përballje shënoi futbollisti kosovar, Donis Avdijaj.
Avdijaj dy gola i shënoi gjatë pjesës së dytë në minutat 48-të dhe 85-të, duke treguar formë të lartë, sidomos në Kupën “OFB”, ku tani shkon në kuotën e gjashtë golave.
28-vjeçari gjatë këtij edicioni me fanellën e Hartberg-ut ka zhvilluar 13 ndeshje në të gjitha garat, ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë shtatë asiste.