May 2025
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  
May 9, 2025

Djali i tij zgjodhi Irlandën, Rudi Vata godet FSHF-në: Nuk na kanë kontaktuar kurrë

Rocco Vata, djali i legjendës së Kombëtares së Shqipërisë, Rudi Vata, ka zgjedhur të përfaqësojë Kombëtaren e Irlandës, pasi më herët është aktivizuar me të gjitha grupmoshat e kësaj të fundit. Edhe pse shpresohej se ai mund të zgjidhte kuqezinjtë, të enjten, 13 mars, u vulos zyrtarisht fati i tij.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar Rudi, i cili pretendon se djali i tij zgjodhi Irlandën pasi Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) nuk ishte serioze në kërkesën e saj për Rocco-n.

“Ky vendim erdhi pasi ata që paguhen për të parë lojtarët me vlera dhe që mund të japin shumë për Shqipërinë, nuk kanë treguar interes për Rocco Vatën dhe as nuk e kanë kontaktuar më herët kur ai mund të luante për çdo grupmoshë të Shqipërisë”, tha Rudi Vata fillimisht.

“U kujtuan tani për t’i dërguar ftesë me U-21 kur Irlanda A e kishte ftuar, e bën sa për të larë gojën”, theksoi ai.

Përsa i përketë nëse krisja e marrëdhënies së tij personale me kreun e FSHF-së, Armand Duka, ka ndikuar në vendimin e Rocco-s, Vata u shpreh: “Unë nuk përmenda emra sepse nuk është problemi tek një person, është sistemi që e kanë ndërtuar mbrapsht, është mentaliteti dhe kultura e të punuarit”.

“Une me Dukën nuk kam asnjë problem dhe nuk kam asnjë pritshmeri, ai thjesht është një lojtar i sistemit shqiptar”, vijoi ai.

Shqipëria U-21 thuhet se i dërgoi ftesë Rocco-s për të përfaqësuar “Shpresat” por ai e refuzoi për të pranuar ekipin A të Irlandës.

Dhe, Rudi thotë “mos u tregoni naiv dhe mendoni se ftesa për U-21 është serioze, ata që e ftuan pse nuk kanë kontaktuar direkt me djalin për tu prezantuar kush janë dhe cilat janë qëllimet që kanë, por thjesht kanë derguar një email dhe u kry misioni i tyre”.

“Shumë të varfër në shpirt dhe mendje, atyre as që ia ndien për ta pasur Rocco-n në skuadër”, përfundon Rudi Vata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *