June 2025
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  
June 5, 2025

Dita e ndeshjeve kthyese çerekfinale, dy përballje të zjarrta në Ligën e Kampionëve

Sot (e mërkurë) janë në program për t’u zhvilluar dy ndeshjet kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku katër skuadra kërkojnë dy vende në fazën gjysmëfinale. 

Gjatë mbrëmjes së martë, Barcelona dhe Paris Saint-Germain konfirmuan vendin e tyre në gjysmëfinale, duke eliminuar Borussia Dortmundin, respektivisht Aston Villan.

Sot do të mësohen emrat e dy ekipeve tjera që do t’i bashkohen në gjysmëfinale, në dy ndeshje të zjarrta që pritet të zhvillohen nga ora 21:00.

Ndeshja e parë është ajo në mes të Real Madridit dhe Arsenalit në ‘Santiago Bernabeu, ku Los Blancos do të synojnë nga shkrijnë disavantazhin prej 3-0 nga ndeshja e parë.

Në ndeshjen tjetër, Interi është nikoqir i Bayern Munichut në ‘Giuseppe Meazza’, me Nerazzurrët që do të synojnë ta ruajnë epërsinë prej 2-1 nga ndeshja e parë dhe të sigurojnë një vend në gjysmëfinale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *