Distria Krasniqi sërish e artë

Distria Krasniqi sërish e artë, sërish na bën krenarë. Xhudistja pejane ka triumfuar në Mastersin e xhudos që po mbahet në Jerusalem. Ajo në finalen e kategorisë deri 52 kilogramë, e ka mposhtur britaniken Chelsie Giles. Turneu Masters është prej garave më të mëdha të këtij sporti. Me medaljen e artë në Masters, Distria i ka fituar 1800 pikë në ranglistën botërore.

Distria në xhiron e parë ishte e lirë. Më pas në xhiron e dytë e kaloi amerikanen Angelica Delgado. Me fitore ndaj spanjolles Ana Perez Box, zuri vend në gjysmëfinale. Në gjysmëfinale ishte më e mirë se hungarezja Reka Pupp.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *