Disiplinori e gjobit Ballkanin

Komisioni Disiplinor i FFK-së e ka dënuar FC “Ballkani” me një gjobë prej 1500 eurosh, pasi tifozët e grupit “Xhebrailat” kanë ofenduar kryetrajnerin e ekipit mysafir, Tahir Batatina në disa momente të ndeshjes Ballkani vs Llapi dhe pas përfundimit të saj. Vendimi është i plotfuqishëm dhe është bërë bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore. Ndërkaq, trajneri i Lirisë, Xhengiz Rexhepi është dënuar me dy ndeshje mos ushtrim të detyrës për shkak të kartonit të kuq si pasojë e ofendimeve ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar në ndeshjen Liria – Drenasi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *