Deschamps pas fitores me Danimarkën: E arrita objektivin tim

Franca mundi Danimarkën 2-1 falë dopietës së Mbappe dhe kaloi në raundin e 16-shes. Në fund të ndeshjes në mikrofonat e TF1, ndërhyri kryetrajneri i Bluve, Didier Deschamps: “Qëllimi im është arritur. Grupi im është i fortë, ata duan të bëjnë gjëra të mëdha. Urime për djemtë e mi, pati një përgjigje të madhe pas golit të 1-1. Fituam kundër një ekipi të mirë, shpesh nënvlerësohet. Danimarka ka treguar se janë ndër kombëtaret më të kompletuara. Kemi gjashtë pikë nga dy ndeshje dhe jemi kualifikuar, kjo është mirë, ndër të tjera jemi pothuajse të sigurt për vendin e parë. Kjo është në rregull”.
Ngas ana tjetër Danimarka tani duhet medoemos të mundë Australinë nëse do të vazhdojë aventurën në Kupën e Botës. Në TV2 danez, pas ndeshjes së humbur ndaj transalpinëve, flet trajneri Kasper Hjulmand: “Ne jemi ende krenarë për atë që bëmë, luajtëm me guxim, me një shpirt sakrifice, por nuk ia dolëm. Tani kemi ndeshjen kundër Australisë, mundemi akoma të kualifikohemi”.