Deschamps: Mbappe zgjidh shumë probleme

“Nuk ishte e lehtë”, ka deklaruar pas fitores ndaj Polonisë (3:1) trajneri i Francës, Didier Deschamps. Në këtë ndeshje Kylian Mbappe realizoi dy gola, duke e dërguar Francën në çerekfinale të Botërorit, gjë për të cilën nuk kanë munguar lëvdatat nga timonieri i kombëtares së ‘Gjelave’.
“Kylian (Mbappé) ka aftësinë për të zgjidhur shumë probleme. Brenda ekipit ekziston një unitet. Arritja në mesin e çerekfinalistëve është shumë e mirë. Ka një gëzim të përbashkët. Tani do të kemi pak më shumë kohë për të kaluar me njerëzit tanë të dashur dhe familjet tona”, ka theksuar Deschamps për TF1, transmeton Futbolli.info.