Deschamps do të udhëheqë Francën deri në vitin 2026, çfarë ndodhë tani me Zidane

Didier Deschamps dhe Federata Franceze e Futbollit (FFF) gjetën një “gjuhë të përbashkët”. Deschamps do të drejtojë Francën deri në vitin 2026, ka konfirmuar FFF.
Si trajner, Deschamps fitoi Kupën e Botës 2018, Ligën e Kombeve 2021 dhe arriti në finalet e Kampionatit Evropian 2016 dhe Kupën e Botës 2022, ku u mundën nga Portugalia dhe Argjentina.
Deschamps ka udhëhequr Francën në 139 ndeshje, ka një rekord prej 89 fitoresh, 28 barazime dhe 22 humbje, me një diferencë golash 279:119.
Ajo që është veçanërisht e rëndësishme është se ai mori një mandat tjetër deri në Botërorin e ardhshëm, dhe Zinedine Zidane tani është i sigurt se do të pranojë një ofertë nga një klub.
Zidane ka më shumë se një vit që e pret pankinën e Francës, në FFF kishte njerëz që donin ta shihnin në detyrë menjëherë pas Botërorit të Katarit.
Zidane raportohet se ka një ofertë për t’u bërë trajner i Brazilit, por ende është në nivelin e thashethemeve.
Gjithashtu përmendet se ai më në fund mund të pranonte ofertën e Juventusit të tij, të cilën e refuzoi në dy raste.
Më parë ai ishte i lidhur me Manchester United.