Derbi mes Gjilanit dhe Dritës eskaloi pas bilbilit të fundit – ndërhyri edhe policia

Ndeshja derbi mes Gjilanit dhe Dritës në kuadër të javës së 34-të në Albi Mall Superligën e Kosovës është mbyllur me tensione.

Në duelin që përfundoi 1-1, kishte situata tensionuese edhe gjatë takimit, por ishin të shkurtra.

Por, pas vërshëllimës së fundit nga gjyqtari, të dyja kampet shkëmbyen disa përballje fizike.

Lojtarët e dy skuadrave kishin përplasje fizike, duke bërë që pjesët tjera të skuadrës të ndërhynin që situata të mos eskalonte.

Edhe forcat e rendit u detyruan të futeshin në fushë, në mënyrë që të mos kishte ndonjë eskalim më të madh.

U panë edhe situata të tjera tensionuese nga persona që nuk ishin në fushë, mirëpo situata pas disa minutave u qetësua dhe dy skuadrat u larguan nga stadiumi. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *