February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 14, 2026

De Jong në udhëkryq, Barça dëshiron ta mbajë atë me pagë tri herë më të vogël

Përfaqësuesi holandez Frankie de Jong aktualisht është ndër lojtarët më të paguar të Barcelonës dhe sipas kontratës aktuale, e cila është e vlefshme deri në vitin 2026, ai duhet të arkëtojë gjithsej 24 milionë euro. 

Drejtuesit e gjigantit katalanas i ofruan atij një kontratë të re që do t’i ulte pagën me gati trefishë dhe De Jong është në një “udhëkryq” dhe së bashku me agjentin e tij po shqyrtojnë opsionet për një transferim të mundshëm. Barça është në telashe të thella financiare dhe dëshiron të ulë pagat e të gjithë lojtarëve, por kontrata e holandezit u nënshkrua përpara se likuiditeti i dobët i klubit të bëhej publik. Presidenti Joan Laporta tha se De Jong është një lojtar i dëshirueshëm në Nou Camp, por “klubi nuk do të pranojë shantazhe dhe negociata të reja”. Kjo do të thotë se lojtari këmbëngul për të njëjtën pagë, por Barça dëshiron ta bindë atë të ndryshojë kontratën në çdo mënyrë. Frankie De Jong erdhi në Barcelonë pothuajse pesë vjet më parë dhe që atëherë ai ka luajtur 147 ndeshje dhe ka shënuar 11 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *