De Gea do largohet nga ‘Old Trafford’

David De Gea ka të ngjarë të mos jetë më anëtar i Manchester United nga vera e vitit 2023.


Kontrata e portierit spanjoll skadon në fund të këtij sezoni dhe drejtuesit e “djajve të kuq” nuk duan ta vazhdojnë atë. Pas largimit të Cristiano Ronaldos, De Gea është aktualisht lojtari më i paguar i United.

Manchester United, si zëvendësues të 32-vjeçarit De Gea, ka tre opsione në Dean Henderson, i cili po mbron shkëlqyeshëm si huazim në Nottingham Forest, Diogo Costa, portier i Portos dhe Jan Sommer i Borussia Mönchengladbach.

De Gea mbërriti në Mançester në vitin 2011 për 25 milionë euro nga Atletico Madrid. Prej vitesh ai konsiderohet si një nga portierët më të mirë në ishull, por forma e tij ka luhatur vitet e fundit dhe kjo është arsyeja që United dëshiron të ndahet nga shërbimet e tij dhe të rrisë buxhetin për të sjellë përforcime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *