Darka e veçantë në ditë të veçantë me klubin shqiptar të Bundesligës

Në një datë të veçantë dhe të shenjtë siç është 17 Shkurti, Data e Pavarësisë së Shtetit tonë – Kosovës, isha i priviligjuar që isha nikoqir i darkës së bashku me mikun tim, legjenden e futbollit shqiptar, Fatmir Vata dhe të festojmë bashkë me miqtë e çmuar të klubit të futsallit, Liria Berlin, e cila na bën krenar si ekipi i vetem shqiptar në tërë globin që bën gara në një ligë prestigjioze siç është Bundesliga Gjermane.
Dje ishim në përkrahje të Lirisë në ndeshjen që u zhvillua këtu ne Bielefeld, në praninë e 500 shikuesve, kryesisht shqiptarë, nga të gjitha viset shqiptare. Ndonëse pësoi humbje 4:3, me shqiponjën edhe emri Liria prezentohet gjithë andej qyteteve gjermane dhe jo vetëm. Dhe i gjithë ky suksese është meritë e entuziastëve dhe njerëzve që për më shumë se 30 vite kontribuojnë dhe financojnë për mirëqenien e klubit dhe jo vetëm!
Sadik Murseli, Qamil Kajdomqaj, Bejtullah Makiqi dhe Sadri Zemaj janë shtyllat kryesore të mirëmbajtjes së klubit Liria, i cili klub është ambasador i përfaqësimit të shqiptarisë në Gjermani. E veçanta e kësaj ndeje në këtë datë të shenjtë ishte restoranti shqiptar me pronar Servet Hajrullahu, nip i komandantit dhe legjendës së Koshares, Agim Ramadani-Katana. Të gjithë ne së bashku urojmë 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës të gjithë shqiptarëve anembanë globit.
Shkrim nga Fekmi Kongjeli, Përfaqësues i FFK-së për Gjermani.