Dardanët U15 mposhtin Estoninë në turneun “UEFA Development”

Kombëtarja e Kosovës U15 ka arritur fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të turneut “UEFA Development U15” që po mbahet në Maltë. Dardanët e rinj të udhëhequr nga përzgjedhësi Ilir Nallbani arritën të mposhtin estonët, me rezultat 2:1, duke treguar një paraqitje të shkëlqyer dhe duke e nisur me këmbë të mbarë këtë turne. Goli i parë erdhi në minutën e pestë nga Bleon Potoku. Ndërkohë, edhe pjesa e dytë nisi mbarë për Kosovën që arriti ta dyfishojë epërsinë me golin e Dion Sylajt, në minutën e 46-të. Golin e vetën për estonët e shënoi Ivan Krasnov, në minutën e 63-të. Kosova në këtë ndeshje u paraqit me këtë përbërje: Lekë Qarri, Bardh Rrapuca, Almir Krasniqi, Aldin Gashi, Kron Avdiu, Eri Berisha, Eris Balaj, Butrint Ademi, Dion Sylaj, Bleon Potoku dhe Aldin Imeri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *