February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 14, 2026

Dardanët arrijnë në Budapest, sot kryejnë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Bjellorusinë

Futbollistët e Kombëtaressë Kosovës në futboll kanë mbërritur të dielën në Budapest.

Kosova të hënën prej orës 20:45 do ta zhvillojë ndeshjen kundër Bjellorusisë, në kuadër të Grupit I kualifikues për Evropianin e vitit të ardhshëm në Gjermani.

Kosova ka udhëtuar drejt Budapestit hungarez pas barazimit pa gola ndaj Rumanisë të premten. Me barazimin ndaj rumunëve në Prishtinë, Kosovës i janë zbehur gjasat për kualifikimin në “Euro 2024”, por shpresat janë ende dhe fitorja ndaj Bjellorusisë është domosdoshmëri. Nga tri ndeshje të zhvilluara Dardanët kanë fituar tri pikë.

Kosova e zhvillon stërvitjet e fundit sor në Budapest në orën 17:30, derisa paraprakisht në orën 17:00 në konferencë për media do të paraqitet trajneri Giresse dhe një lojtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *