Daliq: Kemi forcën për të mundur Argjentinën

Kombëtarja e Kroacisë do të luajë të martën në orën 20:00 kundër Argjentinës në gjysmëfinale të Botërorit “Qatar 2022”.

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliq, tha se ekipi i tij ka vullnet, forcë dhe energji për të mundur Argjentinën dhe për të arritur në finale.

“Jemi ndër katër kombëtaret më të mira në botë. Është një gjë e madhe të kesh sukses në dy Botëror radhazi. Ne duam më shumë, sepse po luajmë kundër Argjentinës së madhe, të udhëhequr nga Lionel Messi. Ka më shumë presion mbi ta, sepse ne e dimë se si luajnë dhe në cilin drejtim duan ta udhëheqin lojën. Jam optimist dhe besoj te lojtarët, ata treguan cilësi dhe karakter. Pa këtë, ne nuk do të kishim arritur në gjysmëfinale. Ne nuk do të përshtatemi me rivalin tonë, do të luajmë lojën tonë dhe për rezultatin”, tha Daliq në një konferencë për shtyp në Doha, transmeton Futbolli.info.

Daliq theksoi se Kroacia duhet të luajë si në ndeshjen kundër Brazilit në çerekfinale të Kupës së Botës.

“Jemi tretur në dy shtesa, por arritëm në gjysmëfinale. Ne kemi forcë, vullnet dhe energji. Ne kemi dhënë maksimumin në çdo ndeshje dhe të njëjtën gjë do ta bëjmë edhe ndaj Argjentinës. Ne e dimë se sa duhet të shpenzojmë dhe jemi gati për këtë sfidë. Nuk do t’i pyes djemtë nëse janë të lodhur, nuk duan të lodhen”, shtoi trajneri kroat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *