Dalin fakte të reja; Guardiola nuk e lejoi transferimin e Messit në Man.City!

Një pjesë e madhe e mediave të huaja kanë dhënë informacione interesante dhe ndoshta edhe tronditëse për vitin e fundit të qëndrimit të Lionel Messit në Barcelonë.

Kur ishte e qartë se ylli argjentinas do të largohej nga Spanja, shumë media e lidhën atë me një transferim te Manchester City. Por në librin “Zot ruaj Pep” të autorit Marty Pernau, shkruhet se Guardiola personalisht e ndërpreu transferimin për shkak të moshës së shtyrë të Messit.

“Lionel Messi kontaktoi Guardiolën dhe të dy diskutuan mundësinë e një lëvizjeje te Manchester City. Strategu spanjoll ka organizuar një darkë në shtëpinë e tij, ku i ka thënë Messit se të luajë për ‘qytetarët’ mund të ishte e tepërt për të. Në atë moment, argjentinasi ishte 33 vjeç dhe informacionet e mia thonë se ai e pranoi pa probleme vendimin e Guardiolës”, thuhet në librin e Pernau.

Messi më pas shkoi te PSG-ja franceze, ku luajti edhe dy sezone të tjera, përpara se të transferohej te Inter Miami. Vetëm pak ditë më parë, legjenda argjentinase është stolisur edhe një herë me trofeun e Copa America.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *