February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 14, 2026

Dabiqaj konfirmon largimin nga Gjilani

Mesfushori Albert Dabiqaj ka konfirmuar largimin nga skuadra e Gjilanit.

Dabiqaj për dy sezone ishte pjesë e skuadrës gjilanase, dhe ishte prej më të mirëve në skuadër.

“Faleminderit që më besuat që të jemi bashkë për këto dy vite! Dy vite që dhashë gjithçka nga vetja ime. Dy vite me shumë sfida e sakrifica, por mbi të gjitha ndjehem krenar që po largohem me kokën lartë duke lënë pas vetes shumë djersë e angazhim. Profesioni i jonë është i tillë, që sot mund të jesh këtu e nesër diku tjetër. Po përfundoj një kapitull të karrierës time me SC Gjilanin, me shumë krenari. Klubit dhe të gjithë njerëzve afër klubit ju dëshirojë shumë suksese në të ardhmen. Nga nesër dua të mendoj që të hap një kapitull tim të ri në karrierën time”, ka shkruar Dabiqaj ndër të tjera në llogarinë e tij në Facebook.

Dabiqaj me Gjilanin në edicionin e fundit përfundoi në vendin e tretë me 54 pikë dhe ishte në finale të Kupës së Kosovës ku u mposht nga Prishtina.

Gjilani në fazën e parë kualifikuese të Ligës së Konferencës në këtë edicion do të luajë kundër Progres Niederkorn të Luksemburgut.

Ndeshjen e parë e zhvillon më 13 korrik, kurse atë kthyese pas një jave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *