Cristiano Ronaldo: Kylian Mbappe mund të jetë fitues i Topit të Artë!

Fituesi i pesë herë i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo ka bërë një deklaratë interesante në lidhje me fituesit e ardhshëm të çmimit individual.

Ronaldo parashikoi se Kylian Mbappe do të jetë fitues i “Topit të Artë” gjatë këtyre viteve.

Po ashtu, sipas lojtarit të Al Nassr – gjatë këtyre viteve çmimin mund ta fitojnë edhe dyshja: Erling Haaland dhe Jude Bellingham.

Rio Ferdinand e shtoi lojtarin e Real Madridit, Vini Jr – kurse Ronaldo poashtu tha se “edhe Lamine Yamal”.

Kujtojmë se gjatë këtij viti, Ronaldo e as Messi nuk u nominuan për çmimin individual.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *