February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

Cristiano Ronaldo: Kampionatet europiane po humbasin cilësinë, liga arabe po forcohet

Cristiano Ronaldo nuk ka ndërmend të kthehet në futbollin evropian dhe është i bindur se kampionati i Arabisë Saudite është më i fortë se Liga e  Shteteve të Bashkuara(MLS), ku do të luajë Lionel Messi.

Ronaldo tha se ishte i lumtur me kalimin e tij te Al-Nassr, pasi hapi dyert e ligës saudite për lojtarë të tjerë të mëdhenj nga kampionatet evropiane. Skuadra e tij humbi 5-0 kundër Celta Vigos në një ndeshje kontrolli në Estadio Algarve në Portugali.

Ronaldo është i bindur se kampionatet evropiane të klubeve, me përjashtim të atij anglez, po humbasin gradualisht cilësinë. “Jam 100% i sigurt se nuk do të kthehem në Evropë. Unë jam tashmë 38 vjeçar. Kampionati evropian po humbet cilësinë dhe e vetmja gjë që vazhdon përpara dhe lart është Premier League angleze. Ata janë vite dritë përpara”, tha Ronaldo, cituar nga ESPN.

Messi ishte i lidhur edhe me një kalim në Arabinë Saudite, por kampioni i botës me Argjentinën zgjodhi Inter Miami të Shteteve të Bashkuara. Ai nënshkroi një kontratë trevjeçare me amerikanët. “Kampionati saudit është më i mirë se MLS. Tani të gjithë duan të luajnë këtu. Në një vit tjetër, kampionati do të ketë edhe më shumë lojtarë të klasit botëror,” vazhdoi ish-lojtari i Manchester United, Real Madrid dhe Juventus.

Këtë verë në Arabinë Saudite kanë mbërritur futbollistë si Karim Benzema, N’Golo Kante e shumë të tjerë. Të dy do të jenë bashkëlojtarë në Al-Ittihad.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *