Cristiano Ronaldo fillon të mendojë për pensionimin: Ja kur do të tërhiqem…

Karriera e Cristiano Ronaldos vazhdon të shkëlqejë, por portugezi tani po reflekton seriozisht mbi fundin e saj. Pas një sezoni të fuqishëm individual, që pasoi një Evropian zhgënjyes me Portugalinë, Ronaldo ka filluar të mendojë për të ardhmen e tij.

Në një intervistë të fundit, Ronaldo ka zbuluar planet e tij për pensionimin, duke sugjeruar se mund të tërhiqet për dy ose tri vjet. Ai ka treguar se ndoshta do të mbyllë karrierën e tij me klubin aktual, Al-Nassr. “Nuk e di nëse do të dal në ‘pension’ së shpejti. Besoj do të tërhiqem për dy ose tri vite… Ndoshta do të tërhiqem këtu tek Al-Nassr,” ka thënë Ronaldo.

Për më tepër, partnerja e tij, Georgina Rodriguez, kishte deklaruar më parë se karriera e Ronaldos mund të përfundojë kur ai të mbushë 40 vjeç, një etapë që është vetëm disa muaj larg. Marrëdhënia kontraktuale e tij me Al-Nassr përfundon në qershor, por Ronaldo duket i angazhuar për të vazhduar me klubin sa më gjatë që të mundet, pasi ende nuk ka probleme fizike.

Pavarësisht kësaj, Ronaldo ka përjashtuar mundësinë e një karriere si trajner pas tërheqjes nga futbolli. “Në mendjen time për momentin nuk kalon mundësia e bërjes së trajnerit të asnjë skuadre. Nuk e kam menduar kurrë këtë, e shoh veten duke bërë gjëra të tjera jashtë futbollit, por vetëm Zoti e di të ardhmen,” ka thënë ai.

Në lidhje me kombëtaren portugeze, Ronaldo duket se është afër fundin e karrierës ndërkombëtare. Ai ka theksuar se nuk do të paralajmërojë për tërheqjen e tij paraprakisht dhe se do të jetë një vendim spontan, por i menduar. “Kur të largohem nga kombëtarja, nuk do të njoftoj askënd paraprakisht. Do të jetë një vendim shumë spontan nga ana ime, por edhe shumë i menduar,” ka përfunduar Ronaldo, duke shtuar dëshirën e tij për të ndihmuar Portugalinë në angazhimet e ardhshme, duke përfshirë Ligën e Kombeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *