Cluji njofton shkëputjen e kontratës me Armend Thaqin

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Armend Thaqi, nuk është më pjesë e skuadrës rumune Cluj.
Cluji të shtunën paradite njoftoi se me marrëveshje të dyanshme është vendosur të shkëputet kontrata me Thaqin.
31-vjeçari i ishte bashkuar Clujit pas fundit të edicionit 2023/2024. Ishte vlerësuar lëvizje e madhe për karrierën e tij. Por Thaqi i luajti vetëm katër ndeshje në kampionatin rumun.